FITORJA

ASK: Qumështi, djathi e vezët, 19% më shtrenjtë se vitin e kaluar

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se, në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar, sivjet çmimet janë më të larta në disa kategori ushqimore.

Kjo rritje e çmimeve ka ardhur si pasojë e normës vjetore të inflacionit e matur në muajin mars 2023 me muajin mars 2022, e cila, sipas ASK-së ishte 7.6%.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (19.2%); mish (16.6%); prodhime ushqimore (16.2%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (15.0%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (13.7%); bukë dhe drithëra (12.8%); perime (11.6%); mobile, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e shtëpisë (9.6%); peshq (9.6%); mbrojtje sociale (9.5%); kujdes personal (9.0%); kafe, çaj dhe kakao (8.7%); restorante dhe hotele (8.5%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7.9%); pije alkoolike, duhan (7.4%); pemë (6.8%); gjëra personale (6.1%); pije joalkoolike (6.1%); vajra dhe yndyra (5.5%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5.3%); duhan (5.2%); pushime e organizuara (5.0%); shërbime rekreative dhe kulturore (4.5%); energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (4.0%); pajisje të tjera të qëndrueshme për rekreacion dhe kulturë (3.5%); rekreacion dhe kulturë (2.6%); arsimi (2.3%); gazeta, libra dhe materiale për zyre (1.9%); shëndetësi (1.9%); shërbime financiare (1.8%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (1.4%); pagesa aktuale për banim (1.3%); veshje dhe këpucë (1.0%); transport (0.9%); shërbime telefonike dhe të telefonit (0.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 8.3 për qind në IHÇK”, thotë ASK-ja në raportin e saj të publikuar sot.

Hidromorava

Ndërsa, rënie e çmimeve, sipas ASK-së, vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it si “karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-6.9%); energji elektrike (-4.8%); pajisje audio-vizuele dhe fotografike për përpunimin e informatave (-3.0%); mjete të komunikimit (-2.9%); gaz (-1.3%); dhe sigurime (-0.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7 për qind) në IHÇK”.ASK-ja thotë se inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.4%) në muajin mars 2023.

Ndërkaq, thuhet po ashtu se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i ulët në një mesatare prej (-0.4%) në muajin mars 2023, krahasuar me muajin shkurt 2023.“Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pajisje telefonike dhe të telefaksit (-22.7%); energji elektrike (-7.1%); shërbime për transport (-2.8%); vajra dhe yndyra (-1.8%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-1.8%); dhe qumësht, djathë dhe vezë (-1.0%)”, thotë ASK-ja në këtë raport.

Ndërsa, sipas këtij raporti, ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet e COICOP-it: prodhime ushqimore (1.8%); rekreacion dhe kulturë (0.6%); mobile, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e shtëpisë (0.4%); si dhe veshje dhe këpucë (0.2%).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.