FITORJA

ASK publikon Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin Mars 2024

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,3% në muajin mars 2024, krahasuar me muajin mars 2023. Inflacioni mujor ishte -0,3% në muajin mars 2024.Mars 2024 / Mars 2023 2,3 %

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,3 % në muajin Mars 2024 krahasuar me muajin Mars 2023.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pajisjet telefonike dhe të telefaksit (15,6%), pushime të organizuara (14,5%), energjia elektrike (13,2%), pijet alkoolike (10,7%), pemët (9,8%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (9,8%), peshqit (9,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (7,8%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (6,7%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (6,7%), shërbimet për transport (5,9%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (5,1%), kafja, çaji dhe kakao (5,0%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (4,8%), shërbimet rekreative dhe kulturore (4,3%), prodhimet ushqimore (3,8%), kujdesi personal (3,7%), shërbimet financiare (3,7%), mbrojtja sociale (2,8%), duhani (2,7%), shërbimet hoteliere (2,2%), shërbimet
ambulantore (2,2%), perimet (1,5%), mishi (1,3%), pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informatave (1,2%), dhe me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,6 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (-5,4%), vajrat dhe yndyrat (-5,0%) dhe karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-0,7%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,3 për qind në IHÇK-it.

Mobi Casa

Mars 2024 / Shkurt 2024 -0,3 %Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej -0,3% në muajin mars 2024 krahasuar me muajin shkurt 2024.

Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: energjia elektrike (-5,7%), shërbimet për transport (-1,8%), këpucë (-1,4%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-1,0%), qumështi, djathi dhe vezët (-0,9%), perimet (-0,8%), përdorimi i pajisjeve për transport personal (-0.8%), pemët (-0,7%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-0,5%), pijet alkoolike (-0,3%)
dhe mishi (-0,2%), dhe me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,4 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: veshje (2,3%) me një ndikim prej 0,1 për qind në IHÇK-it.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.