Fundamenti

ASK: Për tre muaj u regjistruan 2 831 ndërmarrje të reja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, për tremujorin e parë (TM1) 2022.Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2022 gjithsej janë regjistruar 2 831 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM4 2021) ka rritje për 17.2% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2021) ka rënie për (-3.7%) të ndërmarrjeve të regjistruara.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 718 ndërmarrje të regjistruara (25.4%); Prodhim me 326 ndërmarrje të regjistruara (11.5%); Ndërtimtari me 312 ndërmarrje të regjistruara (11%);

Uji Dea

Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 279 ndërmarrje të regjistruara (9.9%); Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 267 ndërmarrje të regjistruara (9.4%), etj.Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 711 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (95.7 %); me 5 deri 9 të punësuar janë 83 sosh (2.9%); me 10 deri në 19 të punësuar janë 22 ndërmarrje të regjistruara (0.7%); me 20 deri 249 të punësuar janë 14 ndërmarrje të regjistruara (0.5%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar është vetëm një (1) ndërmarrje e regjistruara.Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron komuna e Prishtinës me 859 ndërmarrje të regjistruara (30.3%); Prizreni me 261 ndërmarrje të regjistruara (9.2%); Ferizaj me 239 ndërmarrje të regjistruara (8.4%); Gjilani me 170 ndërmarrje të regjistruara (6%); Peja me 147 ndërmarrje të regjistruara (5.2%); dhe Fushë Kosova me 135 ndërmarrje të regjistruara (4.8%). Ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.