ARKATANA

ASK ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin janar 2022

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin janar 2022.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 41.7% në muajin janar 2022, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 273.8 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 193.2 milion Euro në vitin 2021.

Eksporti mbulon importin me 19.0%.Eksporti i mallrave në muajin janar 2022 kishte vlerën 64.2 milion Euro, ndërsa importi 338.1 milion Euro, që është një rritje prej 50.9% për eksport dhe 43.4% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 28.1% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 20.5% e përbëjnë produktet minerale; 18.3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.4% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 4.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 25.6% e përbëjnë produktet minerale; 10.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.1% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 8.3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej; 6.9% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.5% e përbëjnë mjetet e transportit, tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 26.0 milion Euro, ose rreth 40.6% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 74.9%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (7.7%), Sllovenia (7.5), Danimarka (6.8%), etj.

Mobi Casa

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 165.6 milion Euro, ose 49.0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 47.5%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Sllovenia (11.5%), Gjermania (10.6%), Italia (4.9%), Danimarka (4.6%), etj.

Në muajin janar 2022, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 15.6 milion Euro, ose 24.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 12.4%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Maqedonia e Veriut (12.2%), Shqipëria (6.1%), Serbia (4.3), Mali i Zi (1.0%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin janar 2022, arritën në 50.8 milion Euro, ose 15.0% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 41.5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (5.6%), Serbia (4.8%) dhe Shqipëria (3.5%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 22.4 milion Euro, ose 35.0%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (24.1%), dhe Zvicra (6.9%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 121.5 milion Euro, ose 36.0%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (11.8%) dhe Kina (9.1%).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.