FITORJA

ASK: Çmimet e konsumit shkuan në 2,2% vjetore dhe 0,1% mujore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin Shkurt 2024.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,2% në muajin shkurt 2024, krahasuar me muajin shkurt 2023.

Inflacioni mujor ishte 0,1% në muajin shkurt 2024.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej (2,2 %) në muajin Shkurt 2024 krahasuar me muajin Shkurt 2023.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: energjia elektrike (11,5%), pijet alkoolike (11,2%), pemët (10,1%), peshqit (9,4%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (8,3%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (7,7%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (6,5%), biletat e fluturimeve (6,3%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (6,2%), prodhimet ushqimore (5,8%), kafja, çaji dhe kakao (4,4%), veshje (3,9%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (3,4%), kujdesi personal (3,3%), perimet (3,0%), shërbimet hoteliere (2,8%), duhani (2,7%), buka dhe drithërat (2,3%) dhe mishi (1,3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,6 për qind në IHÇK-it.

Eco Higjiena

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajrat dhe yndyrat (-6,0%), qumështi, djathi dhe vezët (-5,8%), pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (-2,2%) dhe blerja e automjeteve (-0,5%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,4 për qind në IHÇK-it.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej (0,1 %) në muajin Shkurt 2024 krahasuar me muajin Janar 2024.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (3,8%), perimet (2,1%) dhe kafja, çaji dhe kakao (2,1%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 për qind në IHÇK-it.

Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: biletat e fluturimeve (-11,5%), energjia elektrike (-3,7%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (-1,4%) me një ndikim prej -0,3 për qind në IHÇK-it.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.