Hidromorava

Ashton, Thaçit: T`i je burrështetas i vërtetë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Përfaqësuesja e Politikës së Jashtme e BE-së, Catherine Ashton, ka lavduar kryeministrin Hashim Thaçi, për punën dhe angazhimin e tij që po bënë vazhdimisht.

“Detyrat që kë kryer kanë qenë shumë të vështira, dhe shumë sfiduese. Të kam thënë edhe herave të tjera, por po të themë prap, me të vërtetë jeni burrështetash i vërtetë”, i është drejtuar Ashton Thaçit.

Pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi, ka zhvilluar një konferencë për media, ku ka thënë se është tejet e kënaqur me rezultatet e arritura në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ashton ka bërë me dije se gjatë këtij muaji, do të zhvillohet edhe një takim me dy kryeministrat, Hashim Thaçin dhe Ivica Daçiqin, duke theksuar se gjatë kësaj vere, dikush do të mbetet pa shkuar në pushime, si në Beograd, ashtu edhe ne Prishtinë.

“Mbi të gjitha, erdha t’ju them disa gjëra. Jam e lumtur që jam këtu dhe jam e lumtur që Këshilli ka marrë vendimin që ka marr. Ju përgëzoj juve kryeministër. Ju jeni një burrë shteti”, ka thënë Ashton.

E pyetur se a ka ndonjë marrëveshje rreth Ligjit për Amnistinë, Ashton ka thënë se kjo çështje më shumë i takon Kryeministrit Thaçi. Megjithatë, ka theksuar ajo, “duhet të zbatohen ato marrëveshje për të cilat është arritur ujdia, ku përfshihet edhe Ligji për Amnistinë”.

Ndërkaq, për këtë çështje, ka folur edhe kryeministri Thaçi, i cili ka bërë thirrje edhe njëherë që në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, të votohet Ligji për Amnistinë.

“Kosova nuk është vendi i parë që nxjerr Ligjin për Amnistinë. Ligji për Amnisti, tek e fundit, është akt politik që çon drejt afrimit dhe pajtimit të njerëzve. Në anën tjetër, unë ju ftoj të gjithëve, edhe ata që se kanë lexuar mirë, të informohen drejt. Ka pasur keqinterpretime të ndryshme, të motivuara politikisht. Në rrethanat tona, Ligji për Amnisti është i nevojshëm dhe domosdoshëm, dhe është një standard i marrëveshjeve të arritura. Jemi duke bërë përpjekje që njerëzit të integrohen në institucione, e jo të përjashtohen”, ka thënë Thaçi, dhe ka shtuar: “Zëri i arsyes dhe e mira e shtetit fton që të aprovohet ligji për amnistinë nesër”

Ashton nis takimin me Thaçin

Përfaqësuesja e Politikës së Jashtme e BE-së, Catherine Ashton ka filluar takimin me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

RCCOLA

Takimi po mbahet me dyer të mbyllura, ndërkaq Ashton pritet që sot të takohet edhe me përfaqësues të opozitës ku do të diskutohet ratifikimi i Ligjit për Amnisti por edhe pika të tjera të marrëveshjes se arritur në mes të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut serb Ivica Daçiq.

Ashton nis takimet në Prishtinë, takon presidenten Jahjaga

Shefja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton ka nisur takimet me udhëheqësit më të lartë në Kosovë. Një gjë e tillë është konfirmuar nga zëdhënsja Maja Kocijançiq në rrjetin social Twitter. Sipas saj, Ashton është takuar me presidenten Atifete Jahjaga. Në axhendë është parashikuar dhe takimi me kryeministrin Hashim Thaçi.

Dje Ashton ka vizituar Beogradin, ku është takuar me presidentin Tomisllav Nikolic dhe kryeministrin serb, Ivica Daçic.

Vizita ne dy vendet ballkanike bëhet pasi të hënën në mbrëmje në Bruksel përfundoi rundi i 13 i takimit ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiqi, me ndërmjetësimin e zonjës Ashton.

Ai ka shtuar se Ashtonit i ka thënë edhe një herë që Serbia kurrë nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës dhe se ajo ia ka kthyer atij se këtë në BE e dinë dhe se askush nga Serbia nuk po kërkon pranimin e Kosovës.

Ashton në Kosovë, shtohen masat e sigurisë

Me rastin e vizitës në Kosovë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë nga Aeroporti i Prishtinës e deri në kryeqytet.

Po thuajse në çdo udhëkryq apo rrugë lidhëse me magjistralen qëndron nga një patrullë policore. Ashton pritet të vij pas pak në Prishtinë./tribuna/