ARKATANA

Ashton mohon mundësinë e “zarfit”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kabineti i përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton ka hedhur poshtë cilëndo mundësi të përzierjes së Brukselit në emërtimin e mandatarit të qeverisë së re në Kosovë.

Maja Kocijançiq zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane i ka mohuar aludimet e disa mediave kosovare për ekzistimin e zarfit – sinonim ky për propozimin ndërkombëtar për emrin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

“Këto janë spekulime të kota”, ka deklaruar Kocijaçiq. Ajo ka përsëritur qëndrimin zyrtar të kabinetit ashton të shprehur edhe më herët se formimi i qeverisë është çështje e brendshme e Kosovës.

ARKATANA

“Ne besojmë se liderët e Kosovës do jenë në gjendje të formojnë qeverinë, në një proces demokratik, duke u bazuar në rezulatet e zgjedhjeve”, ka deklaruar Kocijançiq.

Përderisa qëndrojnë anash nga procesi i formimit të qeverisë së re në Kosovë, nga zyra e Baroneshes Ashton vazhdohet të insistohet se edhe qeveria e re e Kosovës, në cilëndo përbërje qoftë ajo, duhet të jetë e përkushtuar ndaj procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë, përkatësisht dialogut politik./rtk/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.