FIDANISHTJA

Ashton kujton kohën e negociatave: Thaçi e Daçiq s’ishin takuar kurrë, për ta ishte alarmante kur u fotografuam

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri e cila ka ndërmjetësuar dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Catherine Ashton, në një forum të UNMIK që po mbahet në Thesaloniki të Greqisë të titulluar “Bashkë për një të Ardhme më të Mirë”, ka folur edhe për marrëveshjen që kishin nënshkruar Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq me ndërmjetësimin e saj.

Ajo ka prezantuar në këtë forum edhe faqet e Marrëveshjes së Brukselit duke thënë “ Unë e kam shkruar.

UBT

Ata e nënshkruan. Unë i vodha këto kur u largova nga Brukseli”, ka thënë AshtonNë disa citime të ndara në platformën “X” nga gazetarja kosovare Una Hajdari, Athon ka folur edhe për momentet e sikletshme gjatë takimeve me ish-kryeministrat Thaçi dhe Daçiq.Ajo ka thënë se ka qenë alarmante për të dy në momentin kur kanë bërë një fotografi të përbashkët meqë s’ishin takuar kurrë më parë.““Kur dy kryeministrat erdhën në dhomën time, ata ishin në të njëjtën moshë dhe jetonin vetëm kilometra larg njëri-tjetrit, por nuk ishin takuar kurrë… ishte shumë alarmante për ta kur bëmë një fotografi,” kujton ajo për lehtësimin e takimeve mes Thaçit dhe Daçiqit”, ka shkruar gazetarja Hajdari teksa ka cituar Ashtonin.

Tutje Ashton ka thënë se në momentin që fillon një proces të ndërtimit të besimit, s’ke pse e pëlqen personin me të cilin negocion, meqë vetë fakti që po negocioni nënkupton se ju ka shkaktuar dhimbje. Por thotë se duhet të vazhdohet përpjekja për të punuar me ta.“Kur filloni këto procese të ndërtimit të besimit, nuk keni pse të pëlqeni personin me të cilin po negocioni. Shumë rrallë e bëni – vetë fakti që po negocioni me ta do të thotë se ju kanë shkaktuar pak dhimbje. Por ju ende duhet të përpiqeni të punoni me ta.”, ka thënë Ashton./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.