KKVITI

Ashton i thotë lamtumirë Hashim Thaçit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka shkuar në Bruksel për ti thënë lamtumirë Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, e cila e lë këtë post nga 1 nëntori.

Thaçi dhe Ashton kanë filluar tani takimin. Dy ditë më parë, Ashton është përshëndetur edhe me ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, i cili bashkë me Thacin dhe diplomaten e BE’së kanë udhëhequr bisedimet Kosovë-Serbi.

Fundamenti

“Me Baroneshën Ashton u takuam sot në Bruksel për të diskutuar situatën politike por edhe për të përshëndetur rrolin e saj të jashtzakonshëm në arritjen e Marrëveshjes së Brukselit. Kosova ka ruajtur integritetin territorial dhe ka konfirmuar rrugën europiane edhe duke falënderuar angazhimit dhe ndërmjetësimit të Baroneshës. HTH (foto: #selfie natyrisht)”, shkruan Thaçi në Facebook.