UBT

Ashpërsohet gjuha politike, rreziku nga militantët

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Pamundësia për të gjetur formulën e daljes nga kriza, ka ndikuar që liderët e partive politike në Kosovë ta humbin durimin, duke fyer rivalët politikë. Madje analistët druajnë se gjuha politike ndërmjet rivalëve do të ashpërsohet edhe më shumë, ndërsa konsekuencat do t’i bartin militantët, të cilët edhe mund të konfrontohen ndërmjet vete. Në zhargonin e fundit të politikës nuk kanë munguar fjalët, si: “monstrum”, “dështak” e deri te ato më banale.

Uji Dea

Memli Krasniqi nga PDK-ja ka thënë se ashpërsimi i gjuhës politike nuk i bën nder asnjë politikani serioz. “Gjuha e fyerjeve reflekton vetëm mungesën e kulturës politike, por edhe mungesën e argumenteve politike dhe legale nga ata që lëshohen në ato nivele të ulëta të komunikimit politik”, ka thënë shkurt Krasniqi./zeri/