Fundamenti

Ashpërsohen raportet PDK-LDK

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kohët e fundit, në tubimet e nivelit të lartë të LDK-së, ka filluar të flitet hapur dhe me shumë ashpërsi ndaj mënyrës se si ka qeverisur PDK-ja në të kaluarën dhe pasojat që tani po i bart edhe qeverisja e tanishme e koalicionit të madh, që e kryeson Isa Mustafa.

Ia nxjerrin të palarat njëri-tjetrit në prag të prishjes së koalicionit

Kohët e fundit, në tubimet e nivelit të lartë të LDK-së, ka filluar të flitet hapur dhe me shumë ashpërsi ndaj mënyrës se si ka qeverisur PDK-ja në të kaluarën dhe pasojat që tani po i bart edhe qeverisja e tanishme e koalicionit të madh, që e kryeson Isa Mustafa.

Më në fund, LDK-ja ka nisur t’ia nxjerrë të palarat një nga një PDK-së, dhe t’i bëjë ato tema diskutimi, duke e cilësuar atë edhe fajtore kryesore që Kosova është dënuar në Arbitrazh për çështjen e pasaportave, të “Z- Mobile”, por edhe rrezikon të humbë kontestin e radhës me “AXOS”-in. Falë këtyre përplasjeve, në Lidhjen Demokratike nuk po përjashtohet mundësia që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të dyja nivelet në vjeshtën e këtij viti, derisa analistët politikë e shohin edhe mundësinë e prishjes më të shpejtë të këtij koali-cioni, për të krijuar një Qeveri të përkohshme deri në zgjedhjet e rregullta qendrore të vitit që vjen. Sidoqoftë, skandalet e fundit me gjobat, si pasojë e qeverisjes së PDK-së, shihen si rrezik serioz për shkurtimin e jetëgjatësisë së këtij koalicioni. “Të palarat e PDK-së i qiti në shesh Gjykata e Arbitrazhit, ndërsa kryeministri aktual po jep shpjegime se këto janë skandale të kohës kur kryeministër ishte Hashim Thaçi,pra nuk janë të periudhës së kësaj Qeverie”, u shpreh deputeti i LDK-së, Adem Salihaj

Të kërkohet përgjegjësi penale

Sipas Salihajt, LDK-ja po i thotë këto disi si me ndrojtje dhe me keqardhje, në vend se t’i thotë fuqishëm dhe të kërkojë edhe përgjegjësi politike e institucionale, e jo vetëm penale. “Kërkimi i përgjegjësisë penale është e dikujt tjetër, Qeveria duhet të merret me përgjegjësinë politike të atyre që ia humbën dhjetëra apo qindra miliona euro Kosovës së varfër”, tha deputeti Adem Salihaj.

ARKATANA

Ai opsionin e zgjedhjeve të përbashkëta për të dy nivelet nuk e sheh tani në qershor, por diku në vjeshtën e hershme të këtij viti. “Sa u përket zgjedhjeve, është PDK-ja më e interesuara, për shkak të Gjykatës Speciale dhe çdo orë e pritjes i duket një vit. Por, nuk janë gjasat që zgjedhjet të mbahen para vjeshtës, sepse në qershor fillojnë pushimet, kështu që afatet po shkojnë. Koha më e përshtatshme është që të mbahen në vjeshtë së bashku me zgjedhjet lokale”, tha Salihaj për “Kosova Sot”.

Ndërsa, sipas prof. Muhamet Kelmendit, çështja e koalicionit midis PDK-së dhe LDK-së nuk varet nga e kaluara dhe raportet midis këtyre dy partive në pushtet, sepse sipas Kelmendit, edhe kontratën e PTK-së me “Z- Mobile” e ka pasur të njohur LDK-ja , sikundër e ka ditur edhe gjendjen me “AXOS”-in, por ka qenë lakmia për pushtet ajo që e ka bashkuar edhe LDK-në me PDK-në “Por, përkundër këtyre dhe shume problemeve të tjera, si krimi e korrupsioni, Asociacioni e Demarkacioni, nuk e kanë ndalur grupin mafioz të Isa Mustafës të lidhet me grupin mafioz të Hashim Thaçit dhe të shpijnë vendin buzë katastrofës, në çdo fushë dhe në vetë ekzistencën e shtetit”, potencoi ai.

Drejt zgjedhjeve të parakohshme

Sipas Kelmendit, tash këto dy grupe mafioze në pushtet janë në gjendje të ndahen mes vete, sepse nuk kanë më interesa kriminale të përbashkëta, pasi shumë prej interesave veç janë betonuar dhe po dëshirojnë që vetëm për vete të veprojnë në vend. “Nuk ka dilemë se çështja e dënimit nga Arbitrazhi Ndërkombëtar është çështje e bërë me paramendim dhe me planifikim midis Qeverisë së atëhershme dhe dy kompanive që mjetet t’i ndajnë mes veti. Kjo, për mendimin tim, nuk ka dilemë dhe prandaj është çështje që duhet të hetohet nga Prokuroria dhe të merren masa juridike”, tha prof.Kelmendi.

Ai shprehet se LDK-ja nuk zgjohet kurrë nga gjumi për të denoncuar si duhet, derisa PDK-ja është gati të zgjohet dhe të prishet koalicioni për të shkuar në zgjedhje me një format tjetër politik. “Këto parti dhe të tjerat në opozitë janë futur thellë në krim dhe të mirat që i realizojnë janë të mëdha që ata ta lënë krimin. Në fillim të qershorit nuk di nëse do të mund të ketë zgjedhje, sepse kërkohet që të bjerë Qeveria dhe të shpërndahet Parlamenti, që në bazë të ligjit brenda 45 ditëve të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Por, kjo do të varet nga vendimi i Kuvendit për Demarkacionin. Sa më parë që procedohet në Kuvend dhe atje nuk kalon, aq më parë shkohet edhe në zgjedhje të reja dhe të jashtëzakonshme. Pra, zgjedhjet janë të mundshme në çdo muaj pas majit”, tha Muhamet Kelmendi.

Ai konsideron se bashkimi në pako i zgjedhjeve lokale e qendrore do të ishte ide e mirë për të kursyer buxhetin e shtetit. “Mendoj se më së miri, për asgjë tjetër, për buxhetin e vendit është që zgjedhjet të mbahen të përbashkëta me ato lokale-komunale. Kjo është çështje normale dhe juridikisht e pranueshme, por edhe në aspektin financiar shumë produktive”, potencoi ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.