GRANDEMALL

Ashpërsohen me BE-në

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zyrtarët e lartë të Kosovës kanë ashpërsuar gjuhën ndaj Bashkimit Evropian pas paralajmërimeve që vendimi për liberalizimin e vizave mund të mos merret këtë vit. Derisa kryetari i Kuvendi Kadri Veseli ditë më parë ka thënë se do të ishte racizëm ndaj kosovarëve nëse nuk hiqen vizat sivjet, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dje ka thënë se nëse kjo nuk ndodh atëherë Kosova nuk ka arsye t’i besojë BE-së, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ndonëse zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian në vazhdimësi kanë pohuar se Kosova i ka plotësuar 95 kriteret e vëna për liberalizim, vendimi për heqje vizash nuk është i sigurt se do të merret as brenda këtij viti. Përkundrazi, tashmë është paralajmëruar se ky proces mund të mos finalizohet deri në vitin 2020.

Uji Dea

Në anën tjetër ata që vazhdimisht kanë dhënë data për heqjen e regjimit të vizave tani kanë ashpërsuar gjuhën ndaj BE-së. Derisa kryeparlamentari Kadri Veseli ditë më parë ka thënë se mosliberalizimi i vizave do të ishte racizëm, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se nëse nuk ka një vendim pozitiv rreth vizave këtë vit, atëherë Bashkimi Evropian do ta humbasë besimin e institucioneve të Kosovës.

Në anën tjetër, edhe përfaqësuesit e opozitës vlerësojnë se shtyrja eventuale e vendimit për heqje vizash paraqet një padrejtësi tejet të madhe ndaj qytetarëve të Kosovës. Ndërkohë njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se Kosova do të duhej ta merrte liberalizimin e vizave qysh moti, para Moldavisë, Gjeorgjisë, Ukrainës e shumë shteteve tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.