ARKATANA

ASHAK: Europa po na e kufizon shtetësinë

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës është dukei ndjekur me brengosje ngjarjet e fundit në Republikën e Kosovës dhe, duke e konsideruar të papranueshme tendencën e vazhdueshme të shtetit të Serbisë për devijimin e zgjidhjeve të ofruara në Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit Final të Kosovës, përfshirë përmes veprimeve të fundit në procesin e bisedimeve; dhe duke i ndjerë trysnitë e vazhdueshme të BE-së ndaj Kosovës për të kufizuar elementet e shtetësisë që kanë dalë nga vullneti i përfaqësuesve të popullit të Kosovës, paraqet këtë deklaratë:

1.ASHAK-u konsideron se shteti sovran dhe i pavarur i Kosovës është krijuar mbi bazën e të drejtës legjitime që buron nga vullneti i popullit të saj për vetëvendosje;

2.ASHAK-u kërkon që të mos dëmtohen bazat e shtetësisë dhe të pavarësisë së Kosovës që kanë dalë nga Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit Final të Kosovës, nga një proces i kompromisit ndërkombëtar;

3.ASHAK-u gjykon tendencën e Serbisë për të shkelur parimet që janë vendosur në themel të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

4.ASHAK-u kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës ta mbrojnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës në tërë territorin e saj;

5.ASHAK-u tërheq vërejtjen për qëndrimet e njëanshme të Bashkësisë Ndërkombëtare gjatë bisedimeve me Serbinë karshi Kosovës;

6.ASHAK-u kërkon prej bashkësisë ndërkombëtare që të heqë dorë nga presionet e vazhdueshme ndaj Kosovës për bërjen e kompromiseve të reja, përfshirë këtu edhe çështjen e përdorimit të simboleve shtetërore, elemente këto që mund të dëmtojnë bazën e shtetit të Kosovës;

7.ASHAK-u rikujton se bazat e shtetit të Kosovës janë krijuar në bashkërenditje me të, andaj çdo tendencë për t’i dëmtuar ato do ta bënte përgjegjëse edhe Bashkësinë Ndërkombëtare;

8.ASHAK-u kërkon prej BE-së dhe Misionit të saj për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës të ndërmarrë veprime konkrete dhe efikase për zbatimin dhe sundimin e ligjit në veriun e Kosovës;

Mobi Casa

9.ASHAK-u kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që të mos përdorë standarde të dyfishta ndaj palëve në bisedime;

10.ASHAK-u shpreh indinjatë për standardet e një pjese të Bashkësisë ndërkombëtare që në emër të të drejtave legjitime të popullatës serbe, të garantuara plotësisht me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të legjitimojë dhe legalizojë ndërhyrjet e pashembullta për raportet ndërkombëtare të shtetit të Serbisë në shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës;

11.ASHAK-u e konsideron të padrejtë, joparimor dhe të papranueshëm qëndrimin neutral karshi statusit të Republikës së Kosovës të BE-së në procesin e dialogut të monitoruar nga BE-ja, 23 prej anëtarëve të së cilës bashkë me 80 shtete të botës tashmë e kanë njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës;

12.ASHAK-u u bën thirrje serbëve të Kosovës ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës të integrohen dhe të bëhen pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës, si rruga e vetme e qëndrueshme për realizimin e të drejtave të tyre;

13.ASHAK-u kërkon nga institucionet shtetërore të Republikës së Serbisë dhe të bashkësisë ndërkombëtare që të respektojnë të drejtat të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të vendosin reciprocitetin si kusht për ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore;

14.ASHAK-u kërkon nga BE-ja të angazhohet vazhdimisht për perspektiven evropiane për Kosovën dhe t’ia hapë derën integrimit të plotë të Kosovës dhe popullit të saj;

15.ASHAK-u konsideron se ruajtja dhe mbrojtja e parimeve të shtetit dhe të pavarësisë së Kosovës siguron stabilitet dhe paqe në Ballkan, ndërsa tërheq vërejtjen se lëndimi i mëtejmë i elementëve të shtetësisë dhe të pavarësisë së Kosovës do të krijonte një precedent të rrezikshëm me mundësi reale për destabilitet rajonal;

16.ASHAK-u angazhohet me të gjitha potencialet e veta drejt konsolidimit të plotë të shtetit të Kosovës dhe integrimit euroatlantik;

17.ASHAK-u kërkon prej institucioneve shtetërore dhe subjekteve politike që të arrijnë unitet politik për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të interesave shtetërore të Republikës së Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.