Asfaltohet rruga “Shaban Azemi“ në Smirë
Viti – Në Smirë të Vitisë kanë filluar sot punimet në asfaltimin e rrugës Shaban Azemi”. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar për gjatë të kësaj rruge.
Kjo rrugë po asfaltohet nga buxheti komunal i Vitisë ndërkaq banorët lokal u shprehën se asfaltimi i saj është shumë i rëndësishëm pasi që ajo deri me tani ka qenë e pakalueshme dhe banorët janë detyruar të shfrytëzojnë një rrugë tjetër. Po ashtu kjo rrugë lidhet edhe me rrugën bujqësore Smirë-Drobesh e cila është hapur dhe shtruar me zhavorr gjatë këtij viti nga komuna e Vitisë.
Kryetari Haliti ndër tjerash potencoi se komuna të cilën ai e drejton mbetet e përkushtuar të krijoj lëvizjen e lirë të gjithë qytetarëve pa dallime. “Me të vërtetë jemi të përkushtuar të realizojmë projekte që prekin interesin e të gjithë qytetarëve pa dallime. Ky projekt që po realizohet sot jo vetëm që siguron lëvizjen e lirë të këtyre banorëve por mundëson edhe lidhjen e tyre me rrugën e re bujqësore Smirë-Drobesh” u shpreh Haliti.
Ndërkaq Haki Hasani, banorë i këtij lokaliteti falënderoj komunën për punën që e ka bërë përgjatë kësaj pjese. “Falënderojmë komunën e Vitisë, në veçanti kryetarin Haliti jo vetëm për asfaltimin e kësaj rruge por edhe për atë që në këtë pjesë janë hequr ujërat e zeza. Kjo rrugë ka qenë e pakalueshme për 50 vite me radhë e si pasoj e kësaj kemi qenë të detyruar të shfrytëzojmë një rrugë tjetër me distancë për të gjatë “ u shpreh Hasani./rajonipress/


