Asfaltohet rruga Ropotovë e Vogël – Odecë
Gjilan – Punët në asfaltimin e pjesës së rrugës Ropotovë e Vogël – Odecë në gjatësi prej 2700 metrave kanë filluar të mërkurën derisa punimet janë duke u kryer nga kompania “Bas Com” nga Gjilani.
Pasi janë kryer të gjitha procedurat e tenderimit, në fshatin Ropotovë të Ranillugut ka filluar asfaltimi i kësaj rruge që lidhë Ropotovën e Vogël dhe Odecën e Ranillugut.
Traseja e kësaj rruge sipas zyrtarëve komunal në Ranillug po kryhet nga ndërmarrja “Bas Com” nga Gjilani.
Banorët e fshatit Odecë, me rastin e vizitës së kreut të komunës Gradimir Mikic janë shprehur falënderues të mëdhenj për implementimin e këtij projekti, i cili ka rëndësi të veçantë jo vetëm për ata, por edhe për banorët tjerë të komunës./rajonipress/


