Asfaltohet rruga për në shkollën e Goshicës
Viti – Ka vazhduar edhe sot realizimi i projekteve të infrastrukturës rrugore, me që rast në Goshicë është bërë asfaltimi i rrugës nga lagja Mjaku në drejtim të shkollës fillore të këtij fshati.
Për të inspektuar punimet në asfaltimin e kësaj rruge, ishte i pranishëm, edhe kryetari i komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtor.
Haliti ka thënë se është i kënaqur me dinamikën e punimeve dhe realizimin e projekteve që janë premtuar nga qeverisja e tij./rajonipress/


