UBT

Asfaltohet rruga e Ropotovës, përfitojnë edhe shqiptarët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lulzim Canaj nënkryetar për komunitete në Ranillug tha për rajonipress se këto projekte e bëjnë më të lehtë jetën e banorëve të të gjitha komuniteteve. Ka edhe fshatra shqiptare që janë përfitues të drejtpërdrejtë dhe ne po angazhohemi që banorët shqiptarë të përfitojnë edhe në projekte tjera duke filluar nga stimulimet dhe fondet e bujqësisë e deri tek projektet kapitale siç janë rrugët, shkollat dhe infrastruktura tjetër rrugore tha Canaj.

Me mjete të Ministrisë së Infrastrukturës në komunën e Ranillugut ka përfunduar implementimi i projektit asfaltimi i rrugës Ropotovë- Kodra e Ropotovës.

Gjegjësisht punët e ndërtimit të rrugës, me të gjitha elementet përcjellëse, e cila e lidhë Ropotovën me mëhallën Kodra e Ropotovës në gjatësi prej 2,85 kilometra dhe gjerësi prej 4,5 metra, kanë përfunduar.

Uji Dea

Kryerësi i punëve në këtë projekt ka qenë ndërmarrja „Shkoza F07“ nga Prishtina, deri sa rrjedhën e punëve i ka mbikëqyrur organi kompetentë mbikëqyrës i komunës.

Siç kanë thënë zyrtarët e komunës së Ranillugut asfaltimi i kësaj pjese të rrugës, para së gjithash ka qenë e rëndësishme për bashkësinë pakicë (shqiptare) në komunën e Ranillugut, e cila jeton në mëhallën e Kodrës, por edhe për banorët e tjerë të komunës, sepse me këtë ju mundësohet dhe në masë të madhe lehtëson lëvizjen e pa penguar për të gjithë qytetarët.

Lulzim Canaj nënkryetar për komunitete në Ranillug tha për rajonipress se këto projekte e bëjnë më të lehtë jetën e banorëve të të gjitha komuniteteve. “Ka edhe fshatra shqiptare që janë përfitues të drejtpërdrejtë dhe ne po angazhohemi që banorët shqiptarë të përfitojnë edhe në projekte tjera duke filluar nga stimulimet dhe fondet e bujqësisë e deri tek projektet kapitale siç janë rrugët, shkollat dhe infrastruktura tjetër rrugore” tha Canaj. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.