Asfaltohet rruga e lagjes Halabaku të Pozheranit
Viti – Në kuadër të projekteve të shumta infrastrukturore të cilat janë financuar nga Komuna e Vitisë, sot u bë asfaltimi i rrugës në lagjen Halabaku të Pozheranit.
Përndryshe ky projekt është mirëpritur nga banorët e këtij lokaliteti të cilët falënderuan Institucionet komunale për këtë investim.
Ndërkaq edhe i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ishte i pranishëm në momentin e asfaltimit të kësaj rruge.”Ne edhe më herët kemi treguar përkushtimin tonë për të investuar në infrastrukturë dhe projekte dobiprurëse për qytetarin e Vitisë dhe kështu do të vazhdojmë në çdo cep të Vitisë” ka thënë Haliti./rajonipress/


