Uji Dea

Asfaltohet rruga alternative Viti – Pozheran

/ 2 minuta lexim

Viti – Vitia dhe Pozherani po lidhen mes veti edhe me një rrugë tjetër alternative. Kjo pasi që sot kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës nga qyteti i Vitisë, konkretisht prej Xhamisë së qytetit në drejtim të Pozheranit.

E për të parë nga afër punimet e nisura i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ndër tjerash bëri me dije se rregullimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë, pasi që me këtë jo vetëm që Vitia dhe Pozherani si dy lokalitetet më të mëdha të Vitisë do të kenë lidhje alternative mes veti, por me këtë pritet të bëhet edhe shkarkimi i komunikacionit.

Uji Dea

Gjithashtu, kjo rrugë është mirëpritur edhe nga banorët të cilët jetojnë përgjatë kësaj rruge. Një pjesë e tyre sot takuan kryetarin gjatë realizimit të punimeve në terren dhe e falënderuan për këtë projekt infrastrukturor.

Përndryshe, në qytetin e Vitisë ditëve të fundit janë realizuar edhe disa punime të tjera, si asfaltimi i rrugës nga qyteti i Vitisë në drejtim të Drobeshit, nga qyteti në drejtim të Kllokotit dhe disa pjesë të tjera./rajonipress/