Asfaltohet pjesa e tretë e rrugës katër korsi, Gjilani merr pamje tjetër

Gjilan – Është asfaltuar pjesa e tretë e rrugës katër korsi Gjilan-Livoç i Ultë, ku përfshihet edhe rrethi përskaj Sahatkullës.

“Jam i lumtur që përfundoi edhe pjesa e fundit e zgjerimit dhe asfaltimit të kësaj rruge moderne dhe me këtë Gjilani ka marrë pamje krejt tjetër. Krahas kësaj, është përfunduar edhe infrastruktura nëntokësore dhe trotuaret, ndërsa shumë shpejtë pritet të përfundojë edhe ndriçimi. Urime, në veçanti, banorëve që jetojnë në këtë pjesë”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Rruga katër korsi Gjilan – Livoç i Ultë ka gjatësi prej 3 kilometra, gjerësi 20 metra dhe pesë rrethrrotullime, ndërkaq ka kushtuar afro 2 milionë euro.

Punimet i patën hapur zyrtarisht kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, në vitin 2017, kurse ishte Rexhep Kadriu ai i cili e bëri praktikisht të mundur realizimin e këtij projekti./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).