Uji Dea

Asfaltohet një rrugë në fshatin Beguncë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Në Beguncë të Vitisë, është asfaltuar sot rruga alternative pranë shkollës fillore të mesme të ultë “Ahmet Hajdari”.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka ndjekur për së afërmi punimet të cilat po zhvillohen.

UBT

Aty ai është pritur edhe nga banorët të cilët theksuan se asfaltimi i kësaj rruge është në interes të banorëve pasi që në afërsi të kësaj shkolle mbahet turniri tradicional në futboll të vogël “2 Korriku” i cili çdo vit mbledh sportdashës nga Kosova dhe jashtë saj duke potencuar se me këtë rrugë do të krijohet lëvizje e lirë e pjesëmarrësve në komunikacion./rajonipress/