Asfaltohet edhe një rrugë në fshatin Vërban
Viti – Në Vërban të Vitisë, ka filluar sot, asfaltimi i rrugës “Pallët”. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar punimet që janë në përfundim e sipër.
Asfaltimi i kësaj rruge u mirëprit nga banorët e këtij lokaliteti, të cilët e falënderuan kryetarin për këtë investim që po realizohet nga buxheti komuna i Vitisë por edhe për investime të tjera në këtë fshat konkretisht të asfaltimit të rrugëve në lagjet e Vërbanit./rajonipress/


