UBT

Asfaltohen rrugicat në “Zabel”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në mesin e projekteve të shumta që po realizohen në Gjilan, janë edhe ato për asfaltimin e pesë rrugicave në lagjen “Zabel i Sahit Agës”, konkretisht në rrugën “Mulla Idrizi”, sipas standardeve europiane në dhe gjatësi prej 1.5 kilometra.

Për të parë punimet nga afër ka dalë në vendin e ngjarjes shefi i Kabinetit të kryetarit Haziri, Arbër Ismajli, si dhe drejtorët komunal: Sokol Haziri, Salih Kqiku dhe Valon Shefkiu.

ARKATANA

Drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri, tha kjo është një vazhdimësi e projekteve të mëdha që Komuna e Gjilanit po i realizon në kuadër të katërshes së madhe të prioriteteve të kryetarit Haziri, në të cilën hynë edhe infrastruktura rrugore.

“Jam i kënaqur me dinamikën e punës që po bëhen në kuadër të katërshes së madhe të prioriteteve infrastrukturore. Po e bëjmë më të mirën për qytetarët tanë që siç po e shihni qytetarët janë shumë të kënaqur me cilësinë. Me dinamikë edhe më të madhe do të vazhdojmë t’i kryejmë punët, për ta rregulluar njëherë e përgjithmonë infrastrukturën që përfshinë asfaltimin e rrugëve, rregullimin e trotuareve, kanalizimin dhe ndriçimin publik”, ka thënë drejtori i DSHP, Sokol Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.