Asfaltohen rrugë të lagjeve edhe në Goshicë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Viti – Realizimi i projekteve, që kanë të bëjnë me asfaltimin e rrugëve nëpër lagje të lokaliteteve të ndryshme të komunës së Vitisë, kanë vazhduar edhe të martën.

Kryetari i komunës Sokol Haliti ka parë nga afër punimet në asfaltimin e rrugës në lagjen Fetahaj në Goshicë.

UBT

Me këtë rast, kryetari Haliti ka thënë se do të vazhdohet me asfaltimin edhe të rrugëve të tjera nëpër lokalitete, në vazhdën e këtij projekti që ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore në komunën e Vitisë./rajonipress/