Asfaltohen rrugë në Leran e Geraj të Preshevës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në fshatin Leran të komunës së Preshevës është kryer asfaltimi i rrugës prej 300 metrave gjatësi, në lokacionin prej xhamisë së fshatit në drejtim të rrugës kryesore që shpie në rrugën drejt shkollës “9 Maji”.

Banori i lagjes Sherif Ismaili ka kontribuar në ndërtimin edhe të një pjese të rrugicës sepse asfaltimi i kësaj rruge i ka gëzuar më së tepërmi banorët dhe fshatarët që kryejnë ritualet fetare në xhami.

Siç njofton TV Presheva, asfaltimi rrugës në Leran ishte paraparë me Planin Investiv për vitin 2012 ku të gjitha parapërgatitjet paraprake ishin kryer me kohë.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka premtuar se me sigurinë më të madhe do të vazhdojë edhe viteve tjera për të çuar deri në fund asfaltimet e të gjitha rrugëve dhe rrugicave në komunën e Preshevës

Uji Dea

Vlera e këtij projekti është tre milion dinarë, prej të cilave dy milion i ka dedikuar Trupi Koordinues ndërsa një milion dinarë janë ndarë nga buxheti komunal.

Po ashtu edhe në Bashkësinë lokale Geraj kanë filluar të asfaltohen rrugët, ndërkaq ka përfunduar faza e fundit e projektit për asfaltim të rrugës kryesore që lidhet rruga regjionale për në fshat.

Kryetari i bashkësisë lokale Bajram Jashari ka përshëndetur përkrahjen e realizimit të këtij projekti nga ana e pushtetit lokal sepse tani e tutje banorët do të kenë komoditet më të mirë gjatë shfrytëzimit të kësaj rruge.

Rruga që u asfaltua ka gjatësinë prej 170 metra me gjerësi pesë metra nga të dy anët që kap vlerën prej një milion dinarë./Titulli.com/