Asfaltohen edhe dy rrugë të tjera në fshatin Gërmovë
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Gërmovë për të parë nga afër punimet që kanë filluar në asfaltimin e rrugës “ Sahit Sylejmani” si dhe rrugën e sapo asfaltuar “Ardhmëria”.
Këto rrugë janë asfaltuar me mjetet financiare nga buxheti komunal i Vitisë dhe ishin kërkesë e banorëve të këtij lokaliteti të cilët edhe sot e falënderuan kryetarin Haliti për asfaltimin e tyre./rajonipress/


