Asfaltohen dy rrugë në fshatin Radivojcë

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë vizituar sot punimet e përfunduara në asfaltimin e degëzimit të rrugës nga fshati Radovijcë për në fshatin Devajë.

Ata po ashtu kanë parë nga afër punimet që kanë përfunduar edhe në rrugën e njohur me emrin “Rruga e Terpezëve” .

Përndryshe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se komuna e Vitisë po vazhdon në kompletimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha lokalitetet e kësaj komune./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).