RCCOLA

Asfaltohen disa rrugë në fshatin Topanicë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, drejtori për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Rabit Halili dhe Kryetari i Këshillit Lokal të fshatit Topanicë, Rexhep Morina, kanë vizituar punimet e asfaltimit të rrugëve në këtë fshat.

Bajram Ademi, përgjegjës në Kompaninë “ Bejta Comerc”, ka thënë se janë asfaltuar tri rrugë të këtij fshati. Gjatësia e rrugës është 270 m, gjerësia 3.5 m, ndërsa, rruga tjetër ka një gjatësi prej 250 m, gjerësi 3.5 m, kurse, rruga e tretë ka një gjatësi prej 205 m, gjerësi 3 metra, ndërsa trashësia për të gjitha rrugët është 7 cm.

Tefik Morina, banor i fshatit Topanicë, falënderoj kryetarin e komunës për asfaltimin e këtyre rrugëve. “ Kryetari i komunës së Kamenicës, ka punuar shumë si në komunë, po ashtu edhe në fshatin tonë, andaj jemi shumë falënderues” u shpreh Morina.

RCCOLA

Edhe Kryetari i Këshillit Lokal të fshatit Topanicë, Rexhep Morina, ka falënderuar për asfaltimin e këtyre rrugëve dhe punëve të tjera që janë kryer në këtë fshat.

Ndryshe, asfaltimi i këtyre rrugëve është vazhdimësi i punimeve nga viti i kaluar. /rajonipress/