Eko Higjiena

Asfaltohen disa rrugë lokale në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Këtyre ditëve ka vazhduar asfaltimi i disa rrugëve lokale në Kamenicë. Me financim të Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal, ka filluar asfaltimi i rrugës qarkore, rregullimi i trotuarit përgjatë kësaj rruge, si dhe asfaltimi i dy rrugëve lokale në komunën e Kamenicës.

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka vizituar punimet nga afër të asfaltimit të këtyre rrugëve. Selami Pireva Menaxher në kompaninë “Magjistralja” ka thënë se gjatësia e rrugës qarkore është 1142 m, gjerësia mesatare është 5.5 m.

Eco Higjiena

Ai tha se rruga lokale “ Selver Kryeziu”, ka gjatësinë prej 168 m, gjerësi prej 4.5-5m, kurse rruga tjetër tek Shtëpia e Kulturës, ka një gjatësi prej 158 m dhe gjerësia prej 3 m.

Pireva tha se i tërë projekti ka kushtuar mbi 100 mijë euro, kurse çmimi varion për shkak të punëve shtesë. Surdulli ndërkaq është shprehur i kënaqur me ecurin e punimeve dhe ka thënë se për çdo vit po ndërtohen rrugë të reja dhe po përmirësohet infrastruktura rrugore në qytet. “Projektet tona janë të kapshme dhe në interes të qytetarëve dhe kjo ka ndikuar që unë të bëjë vizita të shpeshta nëpër vend punime” tha Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.