ARKATANA

Asetet strategjike joatraktive

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dështimi i privatizimit të qendrës së skijimit në Brezovicë, Telekomit të Kosovës, si dhe dështimi disa herë radhazi i ndërtimit të termocentralit të ri “Kosovë e Re” kanë dëmtuar Kosovën në aspektin ekonomik. Asetet strategjike në vend më nuk po duken të jenë atraktive për investitorët e huaj që dëshirojnë të investojnë një pjesë të kapitalit të tyre në vendin tonë.

Njohës të rrethanave ekonomike në vend thonë se Qeveria aktuale nuk ka kapacitete për t’u marrë me projekte të mëdha. Besnik Bislimi, ekspert i ekonomisë në Lëvizjen “Vetëvendosje”, ka thënë se dështimet e projekteve të mëdha po ndodhin për shkak se Qeveria nuk ka kapacitete që të merret me probleme të mëdha.

“Qeveria nuk ka kapacitet me u marrë me projekte të mëdha dhe në vende normale nëse kishte pas dështime të njëpasnjëshme Qeveria është dashur të japë dorëheqje, por instrumenti i përgjegjësisë është duke heshtur. Pse po dështojnë projektet është problem i institucioneve tona”, ka thënë ai.

Uji Dea

Sipas tij, me veprimet e fundit Qeveria po krijon monopole në vend.

“Ta zëmë te Brezovica ka qenë e palogjikshme me u nis me idenë që vetëm një kompani me marr krejt projektin sepse është e rrezikshme dhe e palogjikshme. Kur një kompani merr monopol ajo nuk ofron kualitet dhe çmime më të mëdha d.m.th nëse segmentika ishte nda në projekt që dikush të merret me skijimin, dikush të merret me hotele edhe kish pas konkurrencë më shumë edhe ish dashur investime më pak për investitorin që me siguri kish pas sukses”, ka thënë ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.