Fundamenti

Asani një milioner në Iran, zbulohet rroga e yllit të Kombëtares shqiptare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një vlerë e madhe e shtuar për ekipin dhe për ligën. Kështu cilësohet në Iran transferimi i Jasir Asanit tek Esteglali, një lëvizje që ka bëjë bujë dhe ka krijuar komente e polemika.

Sipas mediave në Teheran, klubi nga kryeqyteti ka marrë përsipër një rrezik të madh financiar, aq më tepër që ka pasur probleme ekonomike këto kohë.

Kjo, sepse rroga e yllit të kombëtares shqiptare jepet në 2.6 milionë USD për dy sezone, që do të thotë 1.3 milionë USD në vit.

Duhet theksuar se kjo pagë nuk do të taksohet për asnjë dollar, ndërsa edhe rroga mesatare në Iran deri në 500 USD taksohet ndjeshëm.

Nga ana tjetër, shqetësimi është i madh lidhur me atë që bën futbollisti jashtë fushe.

HW

Mediat shkruajnë se historia e Asanit me mungesë disipline dhe probleme morale në Kuangju është alarmante, ndërsa drejtuesit e Esteghlalit duhet të jetë në gjendje ta kontrollojë këtë lojtar.

Sidoqoftë, përfitimet sportive cilësohen shumë më të mëdha, shkruan abcnews.

Në Teheran theksojnë se shqiptari 30-vjeçar mbiquhet “Arjen Roben” i Azisë, se ka shkëlqyer në një nga ligat më të forta të Azisë, siç është ajo e Koresë së Jugut dhe në Champions, dhe se mund të jetë një ndihmë e madhe për skemat e trajnerit Sa Pinto që preferon të luajë me modulin 4-2-3-1, dhe që mund të luajë edhe në të majtë, edhe në të djathtë.

Pritshmëria për Asanin është e madhe, ndonëse duhet pasur parasysh se ai do të ketë nevojë edhe për kohën e përshtatjes me futbollin në Iran.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.