UBT

Asani gati për sezonin e ri në Korenë e Jugut, zbulohet arsyeja e dështimit të rikthimit në Evropë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Jasir Asani mbetet në Korenë e Jugut dhe do të nisë sezonin e ri me skuadrën e Gwangju.

Sulmuesi i kombëtares e kërkonte me ngulm një transferim në Europë para kampionatit Europian, mirëpo kushtet nuk u plotësuan dhe 28-vjeçari do të veshë sërish fanellën e Gwangju.

Një nga arsyet kryesore se përse transferimi i Asanit në Europë dështoi, ishin edhe për shkak të kërkesave të larta financiare nga ana e klubit koreano-jugor.

UBT

Sezoni i ri në elitën e Koresë së Jugut do të startojë më datë dy mars aty ku skuadra e Asanit përballet me Seoul në shtëpi.

Në sezonin e kaluar, Asani ishte një ndër lojtarët kryesorë të Gwangju teksa shënoi shtatë gola në 33 ndeshje, shkruan ss.

Edhe në sezonin e ri, sulmuesi pritet të rezultojë si figura kryesore e koreano-jugorëve teksa me Gwangju ka një kontratë të vlefshme deri në dhjetorin e këtij viti ku ndër të tjera ka edhe opsionin për të rinovuar për një tjetër sezon.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.