RCCOLA

Asani flet hapur: Pa Sylvinho nuk do isha këtu

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Jasir Asani, i cili aktivizohet në Korenë e Jugut, preku shumë tema nga kombëtarja, merkato, si dhe raportin me Ernest Muçin.

Asani theksoi se ai dhe Muçi do të rikthehen sërish një ditë në Superiore për të sfiduar sërish njëri-tjetrin në derbin Partizani-Tirana si në kohërat e vjetra.

“Isha edhe në Hungari, te Kisvarda. Kam bërë një sezon shumë të mirë me shumë gola, ishte sezoni i parë në Europë. Në ndeshjet europiane të Conference League me Kisvardën ku kemi luajtur ndaj Kairat dhe Molde kam bërë ndeshje të mira, kam shënuar edhe gol. Kisha ofertë zyrtare nga Molde pas ndeshjes, por presidenti i Kisvardës nuk më la të largohesha sepse po kaloja moment të mirë.Trajneri Moldes mesa kisha dijeni e kishte shok Zabaletën dhe Sylvinhon dhe kanë folur që para se të vinte Sylvinho në kombëtare. Pastaj më kanë ndjekur. Është e vështirë në kombëtare kur vjen nga jashtë Europës, por gjithsesi unë i jam falenderues Silvinhos pasi pa atë dhe stafin e tij nuk do të isha në kombëtare”.

Aventura në Korenë e Jugut me Gwangju- “Që ditën e parë kur kam ardhur është shumë ndryshe nga Europa, është pak e vështirë për t’u ambientuar. Dy-tre muajt e parë ishin të vështira me kohën dhe ushqimin, ndryshimi i orarit. Njerëzit janë të dashur dhe më kanë dhënë besim, jemi në vend të tretë, kemi edhe dy ndeshje pastaj luajmë play-off për të përcaktuar se kush do të jetë kampion, duam të luajmë edhe në Championsin e Azisë”.

RCCOLA

Kush është goli më i bukur me kombëtare ai ndaj Moldavisë apo ai ndaj Polonisë? “Të dy golat kanë qenë të rëndësishëm për mua sepse ishin ndeshjet 0-0, por ndaj Polonisë është goli më i mirë në karrierën time. Luanim ndaj një kombëtare shumë të fortë, por arritëm të fitojmë dhe të tregojmë se kombëtarja po bën gjëra të mëdha dhe kemi edhe ndeshje të vështira. Kemi ndeshjen e radhës dhe duhet të fokusohemi atje, është ndeshja e jetës, të marrim një fitore dhe të kualifikohemi për në Gjermani”.

Merkato- “Po pres, kam disa oferta dhe janë katër-pesë skuadra që më pëlqejnë, po flet menaxheri. Ëndrra është të luaj në një kampionat të madh europian. Një ditë do të doja të riktehesha në Shqipëri te Partizani, tani për tani jam në momentin më të mirë të karrierës dhe dua të luaj në një ekip të madh europian. Por, tani jam i fokusuar te ndeshjet e radhës dhe duhet të fitojmë që të shkojmë në Champions të Azisë”, përcjell abcnews.

Ernest Muçi- “Muçin e kam shumë shok edhe në kombëtare, është një lojtar shumë i mirë, është një talent, do na bëjë shumë punë se ka kualitete. Do t’i vijë shpejt rasti se po bën mirë me Legian dhe besoj një ditë do të kemi sërish derbi në Tiranë”.Kontakti me Muçin në një derbi mes Tiranës dhe Partizanit? “Arbitri nuk dha penallti, do të thotë se nuk ka pasur faull. Nuk ka pasur VAR atëherë”, u shpreh Asani.