ARKATANA

Asambleja e Përgjithshme e Francës: Ndalimi i Haradinajt nuk ka dimension politik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës Elmi Reçices pasi i ka dërguar pyetje kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë e Përgjithshme të Francës, Elisabeth Guignou, për rastin Haradinaj, kjo e fundit është përgjigjur se ndalimi i tij nuk ka dimension politik.

Elisabeth Guigou, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë së Përgjithshme të Francës, është përgjigjur përmes komunikimit diplomatik, lidhur me shqetësimin e Kosovës lidhur me ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë.

ARKATANA

Kryesuesja e Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë së Përgjithshme të Francës, Elisabeth Guigou e ka siguruar Kosovën se ndalimi i Ramush Haradinaj nuk ka asnjë dimension politik.

Kryetari KPJ-së në Kuvendin e Kosovës Elmi Reçices në kërkesën e tij dërguar kryetares Guigou, tha se “Duke qenë thellësisht i bindur në pafajësinë dhe pastërtinë e Ramush Haradinaj lidhur me rolin e tij në Luftën Çlirimtare, mbi këtë bazë presim që të korrigjohet ky gabim dhe besojmë që sa më shpejtë autoritetet e drejtësisë franceze do të nxjerrin një vendim meritor për lirimin e ish Kryeministrit Haradinaj”./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.