Asambleja e Kamenicës e përkushtuar ndaj kërkesave të qytetarëve
Kamenicë – Ndër mesazhet tjera që u dhanë gjatë kësaj seance, është edhe se Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e detyrave që ka ndaj qytetarëve të saj.
Kuvendi komunal i Kamenicës, ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Begzad Sinani.
E udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit, Bajram Dërrmaku, seanca është mbajtur duke u diskutuar një sërë propozimesh që ishin paraparë në rendin e ditës.
Të gjitha propozimet janë votuar nga ana e këshilltarëve komunalë dhe ato kanë të bëjnë me shërbime mjedisore, çështje infrastrukturore energjetike, ekonomike, etj.
Ndër mesazhet tjera që u dhanë gjatë kësaj seance, është edhe se Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e detyrave që ka ndaj qytetarëve të saj./rajonipress/


