Mobi Casa

Asambleja e Kamenicës aprovon tri projekte të rëndësishme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Kryetari i Komunës Begzad Sinani foli për rëndësinë e këtyre projekteve, dhe dha arsyetimin të cilat janë të interesit të përgjithshëm, dhe ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës së komunës.

Seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit komunal, e udhëhoqi kryesuesi Bajram Dërmaku. Në ketë seancë të pranishëm ishin edhe Kryetari i Komunës z.Begzad Sinani, drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, OJQ-të, dhe mediat lokale.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme u shqyrtua pika e vetme e rendit të ditës, propozim-projekti Sh.06 Nr. 4411 dt:10.02.2015, për investime kapitale, të cilat realizohen bashkëpunim me IPA -në , dhe MAPL-në.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, komuna i ka propozuar këto tri projekt- propozime, siç janë: a) Asfaltimi i rrugëve lokale në Kopërnicë ( pjesa e dytë)
b) Punimi i parkut prapa banesave në Kamenicë
c) Rregullimi i shtratit të përroit të Rubocit në Kamenicë.

Uji Dea

Kryetari i Komunës foli për rëndësinë e këtyre projekteve, dhe dha arsyetimin të cilat janë të interesit të përgjithshëm, dhe ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës së komunës.

Ndërkaq, sipas drejtorit të urbanizmit Ilir Kastrati, këto projekt propozime janë plotësisht në harmoni me planin zhvillimor urbanistik.

Disa këshilltarë komunal, patën vërejtje për mos sigurimin e materialit plotësues për këto propozim – projekte. Megjithatë, njëzëri i aprovuan këto propozim projekte, të cilat do t’i dërgohen MAPL-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.