UBT

Asambleja e Kamenicës aprovon projektin për planin mjedisor

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan- Në seancën e së enjtes të kuvendit komunal në Kamenicë , është diskutuar dhe shqyrtuar raporti gjashtë mujor për buxhet dhe financa, i cili me disa vërejtje është miratuar. Pastaj këshilltaret komunal kanë diskutuar edhe për propozimin për marrjen e Vendimit për shqyrtimin publik të Planit për Ndikimin Mjedisor për PZHK dhe PZHU, i cili është miratuar si dhe vendimi për shpalljen e debatit publik me qytetarë.

Ndërkaq, shqyrtimi dhe aprovimi i rregullores komunale për kushtëzime të investimeve kapitale varësisht nga shkalla e pagesës së tatimit në pronë, janë aprovuar kriteret e rekomanduara dhe me finesën se duhet të përgatitet projekt rregullorja për kushtëzime të investimeve kapitale varësisht nga shkalla e pagesës së tatimit në pronë.

Shqyrtimi i kërkesës për lirimin nga pagesa të nxënësve banues në konvikt, dhe pika që u propozua nga mbledhja e KPF-së ishte nga delegatja Sadushe Agaj, lidhur me informatën mbi përfundimin e vitit shkollor 2012/2013 dhe përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2013/2014.

Fundamenti

Për këto pika foli edhe drejtoresha e drejtorisë së Arsimit Fahrije Kryeziu, tha se nisma e procesit mësimor për vitin shkollor 2012/13 ishte e mbarë e pa probleme edhe përfundimi i vitit ishte i mbarë. Ndërsa, ajo si problem e paraqiti zvogëlimin e numrit të nxënësve në dy paralelet në të dy shkollat e mesme të larta.

Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport mbi subvencionimin e klubeve sportive, kjo kërkesë u miratua që të ndahen 10 mijë euro, për KF “ Kamenica “ Kamenicë të ndahen 2 mijë euro, për KF “ Kaolini” Karaçevë 2 mijë euro, K.A “ Rogana “- Roganë 2 mijë euro, për K.A “ Arbëria” – Kamenicë, 1 mijë euro, K.V “ Flaka” Muçivërcë 1 mijë euro, Klubin e Shahut “ Dardana” – Kamenicë 250 euro, Klubi i shenjëtarisë “ Dardani” –Kamenicë 250 euro, Klubi i Karatesë “ Shogun “- Kamenicë 250 euro, Klubi i Karatesë “ Arbëria “- Kamenicë 250 euro, Klubi i futbollit të fëmijëve “ Dardana U 13 “ 500 euro dhe klubi i futbollit të femrave 500 euro.

Ndërkaq, shqyrtimi i Propozim-Vendimit për emërimin e koordinatorit të këshillave lokale, u miratua që koordinator i këshillave lokale të jetë Agim Basha, përgjegjës i zyrës pritëse./rajonipress/