Fundamenti

Asambleja e fëmijëve në Gjilan zgjedh kryesinë e re

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Asambleja e Fëmijëve në Gjilan, e cila është themeluar në vitin 2021, ka zgjedhur sot kryesinë e re. Në dy vitet e ardhshme, aq sa zgjat një mandat, Asamblenë e Fëmijëve do ta udhëheq Xhengiz Hyzeiri, ndërsa nënkryetarë do të jenë Malvesa Kurti dhe Edine Kazaz, sekretar – Morea Rexhepi, kurse arkëtare – Feroza Rashiti.

Hanumshahe Rexhepi, zyrtare për të Drejtat e Fëmijëve, tha se kjo është përbërja e tretë e Asamblesë së Fëmijëve, që kur është themeluar kjo organizatë, e cila ka për qëllim afirmimin e të drejtave të fëmijëve në shkolla, mjedisin ku jetojnë ata si dhe në shoqëri.
Rexhepi tha se Gjilani si komunë tashmë ka rregulloren për të drejtat e fëmijëve.
Asambleja është zëri i fëmijëve dhe këtë privilegj ata duhet ta shfrytëzojnë për të punuar së bashku për të mirën e tyre.

Mobi Casa

Asambleja përbëhet nga përfaqësues të shkollave dhe ka për qëllim të sigurojë pjesëmarrjen aktive të fëmijëve në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, sportit, punës humanitare dhe aktiviteteve të tjera me interes për ta, bashkëpunimin me Këshillat drejtues të shkollave, prindërve, nxënësve dhe komunitetin lokal, ngritjen e vetëdijes për të drejtat e fëmijës, inkurajimin e tolerancës, solidaritetit dhe demokratizimit, promovimin e vlerave shoqërore dhe të tjera./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.