United Hospital

Asambleistja e PDK-së në Viti me mbështetjen më të madhe nga mërgata

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Në zgjedhjet e fundit komunale në Viti, një ndër figurat që ka marrë mbështetjen më të madhe nga mërgata është Mirjeta H.Hamiti nga Drobeshi, kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Asamblenë Komunale të Vitisë. Hamiti ka shprehur mirënjohje të thellë për mërgatën, duke theksuar rolin e saj të pazëvendësueshëm në jetën ekonomike, shoqërore dhe politike të vendit.

Sipas rezultateve, ajo ka arritur të sigurojë numrin më të madh të votave të ardhura nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, duke dëshmuar kështu besimin dhe lidhjen e fortë që mërgata ka me të dhe me vizionin e saj për zhvillimin e komunës.

Në një reagim pas shpalljes së rezultateve, Mirjeta H.Hamiti ka shprehur mirënjohje të thellë për mërgatën, duke theksuar rolin e saj të pazëvendësueshëm në jetën ekonomike, shoqërore dhe politike të vendit.

HW

“Jam thellësisht mirënjohëse për besimin që më dhatë. Mërgata jonë është forca që kurrë nuk e harron vendlindjen dhe gjithmonë qëndron pranë zhvillimit të komunës sonë. Ky rezultat është përgjegjësi për të punuar edhe më shumë, me ndershmëri dhe përkushtim, në shërbim të qytetarëve të Vitisë,” ka deklaruar ajo.

Asambleistja e PDK-së ka theksuar se do të vazhdojë të mbajë kontakte të ngushta me bashkatdhetarët, duke synuar që zëri i mërgatës të dëgjohet dhe të përfshihet më shumë në proceset zhvillimore të komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.