KKVITI

Asambleisti nga “Vatra” kërkon të respektohet ligji i duhanit në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Tek ne ligjet shumë pak respektohen, por një ligj të cilin nuk e përfill askush është ai për duhanin. Në komunën e Gjilanit vështirë është të gjendet një lokal ku nuk tymoset. Mefail Junuzi- asambleist i “Vatrës” thotë se nuk ka vend ku me ndonjë shok do të mundë të pinte ndonjë kafe, ngase në secilin lokal që futesh të mbyt tymi.

Inspeksioni komunal, i cili me seriozitet e kishte nisur punën kur ky ligj ishte miratuar, ia kishte dalë në fillim të vërë rregull, por duket se rregull kishte pasur vetëm sa ishte vera dhe duhani pihej në ambient të hapur.

Mobi Casa

Prej se u ftoh koha, duhani po pihet edhe në ambiente të mbyllura, kafenetë, restorante, në qendra të mëdha tregtare e nëpër institucione. Bile, edhe aty ku janë fëmijët.

Është emergjente dhe jetike për shëndetin e qytetareve te vihet rend e rregull ne te kundërtën duhet te veproi prokuroria e shtetit ka thënë Junuzi./rajonipress/