Mobi Casa

Asambleisti i LDK-së Latif Maliqi kritikon Alban Hysenin e Arianit Sadikun: Kërkoni falje ose jepni dorëheqje

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Si alternativë e të gjithave këtyre marifeteve, unë si këshilltarë komunal e shoh shumë fisnike daljen para nesh të kryesuesit dhe të kërkoj falje apo diçka të tillë si dorëheqja dhe t`i hap rrugë të gjitha atyre vendimeve që janë grumbulluar dhe që presin miratimin e kuvendit ka shkruar Latif Maliqi.

Postimi i plotë:

Pasiqë Kryetari e shtyri vizitën për në SHBA, besoj që kohën e fituar nga kjo vizitë është dashur ta përdorë ose të përkushtohet rreth funksionalizimin e kuvendit komunal që sa kohë është në “stand by”.
Duke i dëshiruar kryesuesit shërim dhe tejkalim të gjendjes shëndetësore, tash në shumë evente po e shohim pjesëmarrjen e tij, por nuk po e shohim përpjekjen e tij për ta organizuar takimin e radhës e për të cilën është edhe i thirrur, dhe në emailin e fundit që na ka dërguar thuhet që do të thirret një datë në vijim, por si duket ky vijim vetëm po vazhdon deri në afatin kur edhe duhet patjetër të thirret.

Kryetari dhe kryesuesi, sikur po i shohin numra vetëm të mazhorancës dhe asesi të opozitës, por për të shkuar në kuvend dikush na ka votuar dhe nuk jemi zgjedhur me short apo siç thotë populli nuk na ka ra bingo, Ne kemi marr përgjegjësi mbi supet tona që për katër vitet e ardhshme t’ju dalim ballë të gjitha sfidave, problemeve dhe sugjerimeve që na vinë nga elektorati jonë.

Eco Higjiena

Kryetar je zotuar që do të bashkeqeverisësh me qytetarët, por nuk qenke zotu që edhe me kuvendin komunal sepse deri më sot nuk e ke dhënë as një shenjë, e në qoftë se kryesuesi ka gabuar në hapa, ti je ai korrigjuesi që duhesh të reagosh sepse je zotuar në transparencë dhe deri sot as një fjalë nuk e kemi dëgjuar nga ti lidhur me kaosin e krijuar në kuvend.

Si alternativë e të gjithave këtyre marifeteve, unë si këshilltarë komunal e shoh shumë fisnike daljen para nesh të kryesuesit dhe të kërkoj falje apo diçka të tillë si dorëheqja dhe t`i hap rrugë të gjitha atyre vendimeve që janë grumbulluar dhe që presin miratimin e kuvendit.

Me respekt Këshilltari Latif Maliqi.