As trajneri i ri i Sheffieldit s’i beson Atdhe Nuhiut

Sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, kishte shpresuar se fati i tij në skuadrën e Sheffield Wednesday do të ndryshojë me emërimin e trajnerit të ri, Lee Bullen. Megjithatë, kosovari po vazhdon vetëm ta ngrohë stolin.

Atdhe Nuhiu nuk e pati besimin e trajnerit të ri Steve Bruce, që nga emërimi i tij në pozitën e trajnerit. Ai preferoi ta linte kosovarin në bankën rezervë, mirëpo Nuhiu e dëshmoi rëndësinë e vet disa herë në minutat e paktë të lojës që i pati sezonin e kaluar.

Nuhiu i zhvilloi 34 ndeshje sezonin e kaluar, prej të cilave vetëm 14 ishin në formacionin e parë. Ai kontribuoi me katër gola dhe me dy asiste.

Ndërsa, në dy ndeshjet e zhvilluara në sezonin e ri të Championshipit, Nuhiu nuk luajti asnjë minutë, përkundër që trajneri i ri po luan me tre sulmues.

Bullen po preferon të luajë me të njëjtët lojtarë si Bruce, i cili dha dorëheqje nga pozita e trajnerit të Sheffieldit në fund të sezonit të kaluar.

Pa Nuhiun në fushën e lojës, Sheffieldi ka triumfuar në të dyja këto ndeshje, të parën me rezultat 3:1, ndërsa sot fitoi sërish, këtë herë me rezultat 2:0 kundër Barnsleyt. /Gazeta Express/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).