As Ronela Hajati nuk i shpëton trendit
Siç duket edhe Ronela Hajati nuk i shpëtoi trendit të flokëve me ngjyrë vishnje, një trend i flokëve që gërshetuar tek shumë artistë të huaj por edhe tek personalitete të shumta të estradës tonë.
Tani edhe artistja shqiptare e hitit “Himni” ka vendosur që të ndryshojë stilin e flokëve, duke bërë një ndryshim drastik.
Ronela publikoi disa imazhe në Instagram së fundmi duke treguar pamjen e saj të ri dhe me flokë ngjyrë vishnje.
Kjo ngjyrë flokësh me të vërtetë i shkon me tenin e saj, duke riktheksuar edhe më shumë vijat e saj në fytyrë dhe sytë.
Ronela Hajati është njëra ndër artistet që me të vërtetë i ka dhënë përgjatë viteve ngjyrim industrisë muzikore në estradën tonë.
Aftësia e saj në këndim, stili i veçantë i muzikës dhe aftësia për të performuar në skenë, e bëjnë atë me të vërtetë një këngëtare të mirëfilltë në industrinë tonë. /Telegrafi/