Eko Higjiena

As nga 50 euro për kosovarët që do të kthehen nga Gjermania

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministria e Brendshme e landit Nordrhein-Westfalen (NRW) tash e tutje nuk do të paguajë më “para të xhepit” për azilkërkuesit që dëbohen nga vendi. Deri më tash ata me rastin e fluturimit ishin marrë nga 50 euro për person.

Këto të holla ishin menduar për nevoja të domosdoshme me rastin e kthimit në vendin e prejardhjes, për të telefonuar të afërmit apo për të marrë një taksi. Këtë shërbim e kishin shfrytëzuar para së gjithash refugjatët nga Kosova.

“Pagesa e parave të xhepit është një vendim fakultativ dhe jo i detyrueshëm”, thotë një zëdhënës i ministrisë, transmeton albinfo.ch.

Uji Dea

Tashti, në vend të kësaj pagese, ministria e brendshme e NRW, personave me detyrim kthimi në Kosovë u ofron vetëm fluturimin pa pagesë në rast se ata kthehen vullnetarisht. Në fluturimin e parë të tillë, që është bërë nga fundi i prillit, 128 veta kanë shfrytëzuar këtë shërbim. Ndërsa në rastet e kthimit me detyrim, refugjatëve vihet një vulë në pasaportë.

Azilkërkuesit kosovarë, me një kuotë të njohjes së azilit prej vetëm 0.2% nuk kanë pothuaj aspak shanse për një procedurë të suksesshme azili.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në këtë vendim sheh barazimin financiar në mes të refugjatëve që kthehen vullnetarisht dhe atyre që dëbohen. “Ne nuk mund t`i trajtojmë më mirë këta të dytët”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.