As mendja s’ju ka shkuar çfarë efekti për shëndetin ka kripa e detit
Kripa natyrale e detit krijohet përmes proceseve natyrale të avullimit të ujit të njelmët, kështu që përbërësit e saj ruhen. Prandaj edhe është e shëndetshme dhe ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve.
FORCON SISTEMIN IMUN
Organizmi do të jetë më rezistent karshi gripit, alergjive, viruseve si dhe sëmundjeve të tjera autoimune.
NDIHMON TE HUMBJA NË PESHË
Krijon lëngje tretëse në organizëm, kështu që ushqimi tretet më shpejt. Pra, parandalon grumbullimin në traktin tretës, që mundet të shkaktojë kapsllëkun dhe mbipeshën.
SËMUNDJET E LËKURËS
Zbut gjendjen e lëkurës së thatë dhe të kruarat, por ndikon mirë edhe kundër sëmundjeve serioze si psoriaza dhe ekzema. Një banjë me këtë kripë i hap poret, përmirëson qarkullimin e gjakut në lëkurës dhe hidraton indet.
ASTMA
Kripa e detit është efektive edhe për zvogëlimin e inflamacioneve në sistemin tretës. Ngadalëson prodhimin e mukozës që lehtëson frymëmarrjen. Vendosni pak kripë deti në gjuhë pasi ta keni pirë një gotë me ujë, ka efektin e njëjtë si inhalim.
(Kosova Sot)


