As ai që këshilloi krijimin e EULEX’it në Kosovë, nuk i beson më këtij misioni

Në vitin 2006 një ekip evropian po bënte një punë specifike në Kosovë.Ata po e ndihmonin ndërmjetësin e bisedimeve të atëhershme për statusin e Kosovës, Marti Ahtisarin, që të hartonte formën se si do të dukej misioni i BE’së për sundimin e ligjit, mision që do të merrte kompetencat e UNMIK’ut.
Prokurori amerikan Clint Williamson, ka qenë në mesin e ekspertëve që kishte dhënë kontributin e tij për formën që duhet të kishte EULEX’i, në mënyrë që të ishte efikas në adresimin e krimeve të luftës, shkruan Tribuna.
Kjo ka ndodhur në vitin 2006, kur Williamson ishte ambasador i SHBA’ve për krimet e luftës. Gjashtë vjet pas krijimit të këtij misioni, ai nuk ka besim më në të.