Eko Higjiena

Artizanët e Gjilanit, Shkupit e Kumanovës, prezantojnë punimet më të mira

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është hapur sot në Gjilan, panairi “Punimet artizanale përtej kufijve, ku punimet e tyre i kanë prezantuar artizanët e këtij regjioni, përkatësisht, Gjilanit, Kamenicës e Parteshit, sikurse edhe Shkupit dhe Kumanovës.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini, i ka përgëzuar artizanët për punimet e tyre të mira, ndërkaq ka shprehur mirënjohje të thellë për Komisionin Europian për mbështetjen e këtij projekti.

“Ky është projekti i parë i këtij lloji në Kosovë dhe urojë që t’i shërbejë të gjithë artizanëve dhe klientëve që janë të interesuar që t’i kenë këto punime pranë vetit. Si Komunë e Gjilanit, kryetari Haziri dhe Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, vazhdimisht kemi qenë në mbështetje të artizanëve. Ju urojë shumë suksese”, ka thënë Kurteshi Emini.

Kushtrim Kaloshi, drejtor ekzekutiv i ATRC, tha se falë angazhimit, motivimit dhe interesimit, u bë e mundur organizimi i këtij panairi, me punimet më të mira të artizanëve.

FITORJA

“Ky program, forcon lidhjen dhe bashkëpunimin mes artizatëve të regjionit të Gjilanit, Shkupit dhe Kumanovës. Ne kemi krijuar mundësinë që artizanët të takohen mes veti, përmes trajnimeve të përbashkëta, me synimin që të avancohen kapacitet jo vetëm të prodhimit, por edhe shitjes e bendimit”, ka thënë Kaloshi.

Në këtë ngjarje u bë lansimi edhe i platformës për shitjen e produkteve online Craftart4you.

Në fund, u ndan mirënjohje për të gjithë artizanët për suksesin e treguar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.