Eko Higjiena

Artizanatet në Krujë, drejt zhdukjes

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në pazarin e vjetër të Krujës, zejtaria po zëvendësohet me ofertën e lirë kineze, që prodhon në seri suvenire të Skënderbeut, veshje popullore apo filxhanë me portrete të Enver Hoxhës, Berishës dhe Ramës.

Sadete Kurti sapo ka nisur endjen në tezgjah të një qilimi tradicional të zonës – një punë e lodhshme dhe me pak leverdi për klientelën e rrallë të dyqanit të saj në pazarin e vjetër të Krujës. Qilimi, tre metra i gjerë dhe katër i gjatë, do t’i kushtojë1 muaj punë dhe është shitur paraprakisht për 20 mijë lekë. “Vetëm të huajt janë të interesuar për qilimat e mi. Punoj me porosi”, thotë Sadete Kurti për BIRN. Gruaja rreth të 50-ve e ka mësuar zanatin fare e re, në ndërmarrjen artistike të Krujës bashkë me shumë vajza të zonës. Por në pazarin e Derexhikut, ajo është ndër të paktat gra që e ushtron ende artizanatin.

Sadete Kurti thotë se vazhdon të punojë në tezgjah, pasi nuk ka asnjë mundësi tjetër punësimi. “Këtë dyqan e kam marrë me qira sa për të siguruar një rrogë gruaje”, thotë ajo, e kërrusur mbi makinerinë e lartë.

Pazari i vjetër i Krujës ose siç thirret nga vendasit, pazari i Derexhikut shtrihet në të dy anët e rrugës së vjetër me kalldrëm, që të çon për në kalanë e Skënderbeut. Dyqanet e njëtrajtshme dhe çatitë me tjegulla të vjetra i japin këtij pazari një hijeshi të veçantë.

Në ditët e sotme kanë mbijetuar rreth 80 dyqane. Dokumentet tregojnë se pazari i vjetër është ndërtuar rreth 400 vjet më parë dhe në të kishte 150 dyqane, që nisnin nga hyrja e kalasë e deri te Hani i Picorrit, aty ku ndodhet Bashkia e Krujës. Pazari i vjetër rrudhet nga viti në vit, por mbetet ende arteria kryesore e Krujës, që furnizon qytetin me turistë të huaj dhe të ardhura për banorët.

Megjithatë, shumica e objekteve që mbushin dyqanet janë të prodhuara në Kinë.

Mallrat kineze janë shndërruar në shqetësimin kryesor për Sanije Sallakun, e cila për të përballuar konkurrencën, gjysmën e hapësirës së dyqanit të saj e ka mbushur me objekte të tilla. Në dyqanin e saj gjenden me bollëk suvenire me portretin e Skënderbeut apo të shenjtit Shën Ndou, veshje popullore e deri te gotat e çajit me fotografi të Enver Hoxhës, Sali Berishës dhe Edi Ramës – të gjitha “Made in China”.

Uji Dea

Tregtarët tregojnë se një suvenir i Skënderbeut blihet për 800 lekë në Kinë dhe shitet në pazarin e Derexhikut për 20 euro. Të njëjtin çmim kanë edhe suveniret e shenjtit apo panoramat në qeramikë të Kalasë së Krujës.

Çdo tregtar i pazarit të Krujës paguan 150 mijë lekë taksa në vit.

Kryetari i Shoqatës së Artizanateve, Esat Toga, thotë se askush nuk e ka vëmendjen e duhur për ta ruajtur këtë trashëgimi, me të cilën dikur mbante frymë gjallë dhe krenohej Kruja.

“Para viteve ‘90, treçereku i këtij qyteti jetonte me zanatet, ndërsa sot nuk gjen njeri qoftë edhe për të punuar në qeramikë”, thotë ai, duke kërkuar prej vitesh ndihmë për të krijuar ndërmarrje të vogla zejtarësh, por nuk ka gjetur asnjë mbështetje nga Bashkia.

“Jemi përpjekur që të gjejmë një mënyrë për t’i prodhuar këtu objektet, në mënyrë që tregtarët të mos shkojnë në Kinë. Por nuk kemi gjetur asnjë bashkëpunim”, thotë Toga.

Tregtarët ankohen se Bashkia e Krujës e sheh këtë pazar vetëm si burim taksash, ndërsa mungojnë projektet për të ruajtur këtë trashëgimi, si dhe për të mbajtur gjallë artizanatin në qytet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.