United Hospital

Artistja shqiptare shpërfaq në ekspozitën e saj pasionin për njeriun

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Dashuria e ka sjellë atë në Zvicrën qendrore, ku prej 25 vitesh ndjek pasionin e saj në mënyrë profesionale. Fjala është gjithmonë për artisten nga Shqipëria Kadrie Rodenhäuser e cila jeton dhe krijon në Zvicër.

Magjepsja për njerëzit dhe pasioni për krijimin e veprave të cilat i përjetësojnë po këta njerëz në trajtën e tyre unike, e kanë bërë artiste. Ndërsa dashuria e ka sjellë atë në Zvicrën qendrore, ku prej 25 vitesh ndjek pasionin e saj në mënyrë profesionale, shkruan gazeta “St.galler Tagblatt”. Fjala është gjithmonë për artisten nga Shqipëria Kadrie Rodenhäuser e cila jeton dhe krijon në Zvicër.

Gjatë kësaj kohe Rodenhäuser ka provuar, kombinuar dhe zhvilluar më tej shumë teknika tradicionale dhe moderne të punës artistike, transmeton albinfo.ch. Synimi i saj pas riprodhimit të këtyre çasteve të cilat kanë lënë përshtypje kaq të forta te ajo sa që duhet të krijojë një vepër arti mbi atë motiv, e ka ndjekur atë që nga koha e studimeve në Shkollën e Artit në Elbasan dhe pastaj në Shkollën e lartë në Lucern. Kështu, nuk duhet të na habisë fakti se punimet e saj karakterizohen nga një mjeshtri dhe akribi.

Në serinë e saj të re të ekspozitave “Facetten” (Aspekte), artistja nga Emmenbrücke tregon një detaj të vogël nga vepra e saj e gjithmbarshme. Aty shohim të shumtën skulptura në mellë dhe grafika, të cilat merren me temën e njeriut në trajtën e tij më të natyrshme të lakuriqësisë, me çka shikuesit i ofrohet sa një shikim i pamaskuar në qenien e lëndueshme të njeriut po aq edhe një shijim i patrazuar estetik.

Hidromorava

“Unë kam qenë gjithmonë e fascinuar nga potenciali që ka teknika e mirë e shtypjes dhe dëshiroja që ta realizoja patjetër një ekspozitë në këtë drejtim”, thotë galeristja Mirjam Hadorn, në galerinë e së cilës është hapur ekspozita, përcjell albinfo.ch. Me litografitë dhe gdhendjet e Kadrie Rodenhäuser ajo ia ka arritur qëllimit.

Përzgjedhja e veprave për këtë ekspozitë ndoshta nuk është krejtësisht adekuate në raport me krijimtarinë e gjerë të zonjës Rodenhäuser në përgjithësi, e cila përfshin edhe pikturën me vaj, akuarelin dhe vizatimet. Por në këtë mënyrë bie më shumë në pah vlera e lartë artistike e grafikave me shtypje dhe skulpturave të prezantuara këtu. Trajtat artistike të menduara si të harruara, në kërkimin tonë të amshueshëm pas qenies sonë, përfitojnë sërish aktualitetin dhe përjetësinë e tyre.

Ekspozita, vernisazhi i së cilës është mbajtur më 4 shkurt qëndron e hapur deri më 11 mars në Galerinë Hadorn në Lichtensteig. Ajo mund të vizitohet të premteve nga ora 14 deri në orën 18 dhe të shtunave, 10-16, ose sipas marrëveshjes.

http://www.albinfo.ch/artistja-shqiptare-shperfaq-ne-ekspoziten-e-saj-pasionin-per-njeriun/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.