United Hospital

Artistja e vogël me ambicie të mëdha

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Abetare Berila, ndonëse ende shumë e re, deri më tash ka hapur katër ekspozita personale dhe ëndrra e saj është që të bëhet një piktore e suksesshme

Vetëm 11 vjeçare, e lindur në Gjermani, ajo po ecën me hapa të sigurt drejt suksesit. Është kjo Abetare Berila, e cila talentin e saj për pikturën e ka shprehur qysh në fëmijërinë e saj të hershme. Ajo, qysh në moshën tre vjeçare kishte filluar t`i vizatojë lodrat e saj më të dashura, duke vazhduar pastaj me kurse për pikturën dhe përkrahje të vazhdueshme nga familja e saj për të ecur drejt suksesit.

Abetare Berila, së fundi si një 11 vjeçare për nderë të festëes së “28 Nëntorit” i kishte dhuruar një pikturë Qendrës kulturore për Mërgatë dhe Diasporë në Zürich.

Nuk është hera e parë që ajo punimet e saj i dhuron për institucionet dhe personat e rëndësishëm. Vlen të theksohet se Abetarja, një dhuratë të tillë kishte bërë edhe për Akademik Mark Krasniqin në rastin e promovimit të librit të tij “Kujtime e përjetime”, pastaj edhe personazheve dhe institucioneve të tjera si autori Rexhep Rifati me rastin e promovimit të librit “Shqiptarët në Zvicër 1001 pamje”, Konsullatës Kosovës në Frankfurt të Gjermanisë etj.

Me dashurinë e saj dhe nga shpirti i qiltër e bujar, me zemër bëmirësie ajo nga shitja e pikturave të saj, 500 Euro i dhuron për “SOS Fshatin” për fëmijët jetimë në Kosovë.
“Më duket se ëndërra ime lindi kur linda edhe unë, andaj kjo ëndërr ndoshta do të jetë e gjatë, por gjithnjë do të punoj të arrij piedestalin në art. Kam shumë piktorë që i adhuroj, së pari piktorët shqiptarë që janë të shumtë, por edhe ata botërorë, por me i përmend me emra ndoshta do ta harroja ndonjë” thotë artistja e vogël, Abetare Berila.

Abetarja e përkrahur gjithnjë nga nëna e saj, por edhe daja që i jep një mbështetje të madhe, ka ndjekur kurset e pikturës te piktori akademik Anatoli Pesirov ku është pajisur me një çertifikatë.

Feridja, nëna e Abetares thotë se mendon që ia ka krijuar të gjitha kushtet vajzës së saj për një punë të suksesshme dhe se do ta përkrahë atë gjithnjë.

Mobi Casa

“Suksesi është i Abetares, por që nga mosha trevjeçare, kur vërejta afinitetin e saj për të pikturuar, që atëherë ia kam krijuar kushtet për një punë të suksesshme, andaj edhe në të ardhmen do ta përkrah” thotë Feride Berila.

Ekspozitën e parë të pavarur e hapi më 16 Nëntorë 2012 në “Paul Bäck Haus“ në Heimenkirch me ndihmën e kryetarit te komunës, Reichart Markus. Ndër vizitorët e shumtë ishin kryetari i komunës, drejtoresha dhe mësuesit e shkollës ku ajo ndjek mësimet, pediatri i njohur Dr.med. Zahn, nxënësit e dy parashkollorëve, piktori Arsim Berisha dhe shumë vizitorë nga qyteti dhe rrethina .

Këtë ekspozitë e kishin pasuruar fjalimet nga kryetari i komunës, drejtoresha e shkollës, e në veçanti piktori Arsim Berisha që po vlerësonte lart punimet e Abetares.
Për talentin e saj nuk munguan shkrimet e gazetave lokale por edhe gazeta shqiptare, si dhe intervistat në televizionet kosovare për rrugëtimin e saj në art.

Abetare Berila, ndonëse ende shumë e re, deri më tash ka hapur katër ekspozita personale dhe ëndrra e saj është që të bëhet një piktore e suksesshme.

Visar Kryeziu

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.